HomeMuftijstvaMuftijstvo preševskoFRAGMENTE NGA JETA E SAHABEVE 26. Decembra 2007. Muftijstvo preševsko 3012 SEID IBNU AMIR EL- XHUMEHIJ “ Seid ibnu Amir El- Xhumehij është njeri që bleu ahiretin me dynja dhe preferoi Allahun dhe Pejgamberin e Tij mbi çdo kënd tjetër”. Historianët I riu Seid ibnu Amir El-Xhumehij ishte prej atyre mijërave që kishin dalë në vendin e quajtur “ Ten’im” jo larg Mekës , me ftesën e parisë kurejshite që të jenë dëshmitarë të ekzekutimit me vdekje të HUBEJB IBNU ADIJJIT , njërit prej sahabëve të Muhammedit a.s. cilin e kishin zënë tradhtisht kurejshitët . Fuqia e tij e pafrenueshme rinore i kishte mundësuar të depërtojë në mesin e turmës , derisa arriti paria e Kurejshit ku ishte Ebu Sufjan ibnu Harb , Safvan ibnu Umejje e shumë të tjerë të cilët shkonin në krye të kolonës . Kjo i bëri të mundur që ta shohë robin e kurejshitëve të lidhur në pranga , ndërsa turma e grave , fëmijëve dhe e të rinjve e shtynin në drejtim të she shit të ekzekutimit (trekëmbëshit). Këtë e bënin në shenjë hakmarrjeje ndaj Muhammedit a.s. për të vrarët e tyre në betejën e Bedrit. Kur turma e madhe arriti me robin e saj në vendin e caktuar për ekzekutimin e tij , i riu Seid ibnu Amir el- Xhumehij qëndroi me shtatin e tij të hedhur duke e soditur Hubejbin se si e çonin te trekëmbëshi , ku edhe ia zgjidhën prangat. Atëherë u dëgjuazëri i tij i fuqishëm dhe i qetë në mesin e ulurimave të grave dhe të fëmijëve duke thënë: “ Nëse dëshironi më lejoni t’i fali dy reqate para se të më ekzekutoni!”. Pastaj e pa Hubejbin se si u kthye kah Qabeja dhe i fali dy reqate. Oh sa bukur i fali dhe sa mirë i kompletoi! Pastaj e pa se si iu kthye parisë së popullit duke u thënë: “Betohem në Allahun se sikur të mos kishit menduar se po e zgjati namazin nga frika prej vdekjes , do të isha falur më gjatë!.” Më vonë e pa me dy sytë e vet se si populli e masakronte Hubejbin për së gjalli duke ia prerë një nga një gjurmët e trupit e duke e pyetur: “ A dëshiron që Muhammedi të jetë në vendin tënd e ti të shpëtosh?!” Derisa gjaku shkonte si rrëke prej trupit të tij , Hubejbi përgjigjej: “Betohem në Allahun se nuk do të dëshiroja të jem i qetë me gruan dhe fëmijët e mi nëse Muhammedi a.s. therret , qoftë edhe nga vetëm një therrë.” Kur i dëgjuan këto përgjigje prej tij , të pranishmit i ngritën duart e tyre dhe brohoritën me zë të lartë: Mbyteni mbyteni!!! Pastaj Seid ibnu Amiri e pa Hubejbin se si e ngritte shikin e tij nga qielli e ai ishte mbi dërrasën e ekzekutimit dhe lutej duke thënë: “ O Zoti im , mbyti ata që të gjithë dhe mos e përjashto asnjë!”.Pastaj dha shpirt e në trupin e tij nuk mundë numëroheshintë rënat e shpatave dhe të goditurat e shtizave. Kurejshitët u kthyen në Mekke dhe në rrëmujën e ndodhivetë reja harruan trupin e Hubejbit dhe vrasjen e tij. Mirëpo , djaloshi i ri Seid ibnu Amir el- Xhumehij asnjëherë nuk e hoqi nga Mendja Hudejbin. Hija e tij i paraqitej në ëndërr kur ai flinte e kur ishte zgjuar ai e shihte hijen e tij. Gjithnjë e kishte parasysh fotografinë e tij duke i falur ato dy reqate të cilat i fali në qetësi , ndonëse ishte para dërrasës së varjesdhe gjithnjë i dukej se po e dëgjon zërin e tij kur ai i lutej kundër kurejshitëve dhe kishte frikë se se mos do ta godasë rrufeja apo diçka tjetër nga qielli. Rasti i Hubejbit e mësoi Seidin për atë që më parë nuk e dinte. Mësoi se jeta e vërtetë është besim dhe luftë dhe për besimin dhe bindjen tënde vlen të luftosh deri në vdekje. Mësoi po ashtu se besimi i fortë bënë çudira dhe mrekullia. Seidi mësoi po ashtu se njeriu të cilin aq shumë e donin sahatet e tij , patjetër duhet të jetë Pejgamber i përkrahur nga Qielli. Kur i pa dhe i kuptoi të gjitha këto , Allahu xh.sh., ia hapi zemrën për Islam. Në një rast , derisa ndodhej në një tubim të madh , ai u ngrit dhe e shpalli distancimin nga mëkatet e kurejshitëve , duke i braktisur idilet dhe besëtytnitë e injorancës së tyre dhe e shpalli haptazi se ai e pranoi fenë Islame. Marrë nga libri “Fragmente nga jeta e sabaheve” të autorit dr. Abdurrahman Rafet El-Basha” Përzgjodhi : Jahja Ahmeti