PERIUDHA E THIRJES NË ISLAM HAPTAZI

ImageMuhammedi a.s. para se të thirrte
njerëzit në Islam haptazi , tri vite këtë e kishte bërë fshehurazi . Tanimë
erdhi koha kur ai do të dilte që publikisht t’i ftonte idhujtarët mekas për ta
pranuar fenë e Allahut Fuqiplotë.


Sdomend se tanimë
çdo shtëpi mekase kishte kuptuar hovin e madh që Islami kishte marrë dhe se
dita ditës ishin më të shpeshtë ata të cilët përqafonin dritën e shfaqur nga
Allahu xh.sh.,Krijues i Plotëfuqishëm , andaj politeistët në mesin e tyre
ndjenin diç të jashtëzakonshme.

Gjithë ata që
ishin shpirtpastër këtë dukuri të përhapjes dhe pranimit të Islamit e pritësi
një përgëzim shumë të madh , ndërsa të gjithë ata të cilët ishin të zhytur në
idhujtari ndjenin një pezëm të thellë nda Muhammedit a.s. dhe fesë Islame e
cila sikurse valët e detit po përhapej gjithandej.

Pas përfundim të
thurjes fshehurazi , Muhammedit a.s. nga ana e Allahut Fuqiplotë iu rekomandua
që tashmë të fillonte përhapjen e Islamit hapët..Ai u urdhërua që pikësëpari ta
fton familjen e tij të ngushtë. Kjo konfirmohet nga verseti 214 Kur-anor i
kaptinës “Esh-shuara” në të cilin
thuhet: “ Dhe tërhiqu vërejtjen farefisit tënd më të afërt”.

Fill pas
shpalljes së këtij verseti , Muhammedi a.s. mblodhi Benu Hashimët , Benu
Abdu-l-menafët si dhe familje të tjera nga fisi Kurejsh dhe pasiqë hipi në
kodrën Safa tha : “ Çka mendoni sikur t’u kisha informuar se armiku është në
luginë pas kësaj kodre e do t’ju sulmojë , a do të më kishit besuar “
? Njerëzit e pranishëm iu përgjigjën : “ Po , sepse kurrë nuk të kemi parë
të gënjesh “ . Pejgamberi a.s. atëherë iu tha : “ Pra , me të vërtetë unë ua
tërheq vërejtjen për një ndëshkim të ashpër poqëse nuk i bindeni All-llahut të
Madhërishëm.

Buhariu ka
shënuar disa hadithe të sakta në Sahihun e tij lidhur me tubimin e Muhammedit
a.s. që pati me fisin Kurejsh të Mekkes kur për herë të parë iu drejtua masës
për pranimin e fesë Islame nga ana e tyre , andaj shohim të arsyeshme të
përmendim disa hadithe që ndërlidhen me këtë ngjarje :

Transmetrohet nga
Ebu Hurejreja se i Dërguari i Allahut , Muhammedi a.s. ka thënë: “O pasardhës
të Abdulmenafit , bleni shpirtërat tuaj prej Allahut ! O pasardhës të
Abdulmuttalibit, bleni shpirtërat tuaj prej Allahut ! Oj nëna e Zubejr bin
Avvamit , tezja e Pejgamberit , oj Fatime , bija e Muhammedit , bleni
shpirtërat tuaj prej Allahut.Un nuk mundem që t’ju ndihmoj asgjë tek Allahu (
nëse nuk pranoni Islamin) , kurse prej pasurisë sime, kërkoni çka të doni”.

Sipas Ibën
Abbasit transmetohet se: kur është shpallur “ Dhe tërhiqu vërejtjen farefisit
tënd të afërm”, Pejgamberi a.s. kishte filluar të thërrasë: “O pasardhës të
Fahrit ! O pasardhës të Adiut ,gjegjësisht ftesën e bëri sipas familjeve
kurejshite.

Kur kemi të
bëjm,ë me versetin e sipërshënuar “ dhe tërhiqu vërejtjen farefisit tënd më të
afërt” ,theksojmë se janë përmendur disa transmetime të dobëta të cilat i hasim
te Ibën Ethiri , Beladhuri e të tjerë të cilët cekin  se Muhammedi alejhi-s-selam kishte tubuar disa prej familjes së tij  me rastin e shpalljes së ajetit përkatës dhe
atyre ua kishte paraqitur të vërtetën. Të shohim se si e paraqet këtë
Hamidullahunë librin e tij sipas transmetimit të Beladhurit , ndërsa poashtu
edhe Ebu Zehre shënon po të njëjtin hadith me një version më të zgjeruar prej
Ibën Ethirit:

Rrëfehet prej
Beladhurit se Muhammedi a.s. ishte mbyllur në shtëpi më se një muaj . Tezet e
tij kishin menduar se ai ishte i sëmurë , prandaj edhe filluan që të
interesoheshin për shëndetin e tij.Meqenëse ai e njihte mirë popullin dhe fisin
të cilit i përkiste, Pejgamberi a.s.llogariste realizimin e kësaj detyreje një
çështje mjaftë senzibile. Sipas Beladhurit tezet e Pejgamberit a.s. i jipnin
atij shumë kurajo  dhe aspak nuk u
hidhëruan nga shkaku se ai ishte i tërhequr prej familjes së tij . Madje ato e
këshilluan Muhammedin a.s. që t’a mblidhte tërë familjen e tij , pos Ebu
Lehebit. Pejgamberi a.s. e kishte thirrë tërë familjen në një mbrëmje. Por .
pasiqë ngrën darkë , të gjithë u shpërndanë dhe shkuan për të mos dyshuar se
mos vallë ai ka pasur ndonjë qëllim të caktuar. Këtu kishte pjesëmarrë edhe Ebu
Lehebi bashkarisht me të tjerët , ndonëse ai paraprakisht nuk qe i ftuar në atë
ndejë. Mirëpo,  Pejgamberi a.s . e kishte
të patjetërsueshme që të ftonte botërisht në fenë e Allahut dhe një gjë të
tillë e bëri herën tjetër. Ajo që më më parë i shtyente tezet e tia që të
frikësoheshin e që kishte të bënte me Ebu Lehebin , u bë realitet. N[ fakt posa
botërisht Muhammedi a.s. ia shfaqtë pranishmive fjalën autentike të Allahut
Fuqiplotë , ungrit Ebu Lehebi dhe me një vrazhdësi të pashembullt tha se
Muhammedi as.s. ka për qëllim që t’a prishë besimin e tyre të kamotshëm e që
ishte besimi në shumë zota , apo politeizmi alias idhujtaria.Sipas Ebu Lehebit
ky ishte besimi të cilin me shekuj e kishin kultivuar stërgjyshërit e tij.

Tezet e
Pejgamberit a.s.ishin munduar së koti ta bindnin Ebu Lehebin për pranimin  e këshillimeve të Muhammedit a.s. ,por
kjo  ishte një gjë e kotë dhe orvatjet e
tyre u shkuan huq.

S’domend se Ebu
Lehebi armiqësinë e egër ndaj Muhammedit a.s. e kishte treguar në shfaqur në më
shumë raste.Disa transmetime të vërteta aludojnë në ate se Muhammedi a.s. kur i
kishte ftuar në kodrën Safa Kurejshitët me çrast i kishte lajmëruar ata se
ishte i Dërguar i Zotit , ishte ngritur Ebu Lehebi dhe i kishte thënë:” A për
këtë ne na ke ftuar kot së koti , e t’u thafshin duart!”. Mirëpo ,. Allahu i
Lavdishëm këtë namë të Ebu Lehebit ia ktheu prap duke shpallur kapitnën
“Mesed”në të cilën thuhet:

“ Qoftë i shkatërruar Ebu Lehebi , e ai është
shkatërruar.!Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet , e as ajo çka fitoi ! Ai do të
hyjë në një zjarr të ndezur flakë . E edhe gruaja e tij , ajo që barti dru(
ferra).
E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur
”.

Fill pas kësaj ,
Allu xh.sh. i shpalli Muhammedit alejhis-selam ajete me të cilat e  urdhëron ate që tanimë ai të dilte haptazi në
publikimin e fjalës së drejtë të Allahut të Madhërishëm. Në kaptinën “El-Hixhr”
i Lartëmadhërishmi , Allah Fuqiplotë potencon:”Publiko haptas atë për të cilën po urdhërohesh , hiqu idhujtarëve. S’ka
dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen , të cilët Allahut i
kundërvejnë zot tjetër , e më vonë ata do ta kuptojnë (
prapavinë e tyre) . Ne e dimë mirë se ti ngushtohesh
shpirtërisht për atë që thonë ata. Po ti madhëroje me falënderim Zotin tënd e
bëhu prej atyre që luten ( përulen duke u falur). Dhe adhuroje Zotin tënd deri
sa të vijë ty e vërteta
( vdekja).

Pas shpalljes së
këtyre verseteve kur-anore , Muhammedi a.s. edhe më tepër intensifikoi
angazhimin e tij duke filluar që haptazi dhe drejtëpëtdrejt t’i sulmonte politeistët
dhe besimin e tyre të kotë në puta.  Që
vet i gdhendnin nga materiale të ndryshme , siç ishin gurët e drunjët e
llojllojshëm. Tanimë idhujtaria po goditej me një grusht të rëndë nga ana ew
Pejgamberit të mëshirës të cilit i vinte tepër e më tepër kuraja nëbesimin në
Zotin xh.sh.

Muihammedi a.s. i
ftoi ata që të bënin llogarinë e tyre para se të llogariteshin në Ditën e
Gjykimit . Në një hadithë të tij , Pejgamberi a.s. kishte thënë:”
Hasibuu enfusekum kable en tuhasebuu” që don
të thotë në gjuhën shqipe:”Llogaritni
veten tuaj parta se të llogariteni(nga Allahu).

Mbarë arabia
tashmë kishte marrë vesh për Islamin që po e predikonte Muhammedi a.s. Sipas
transmetimeve që vijnë nga Buhariu dhe Muslimi rrëfehet për pranimin e Islamit
nga ana e Ebu Dherrit i cili e pranoi fenë e Allahut Fuqiplotë gjat periudhës
haptazi të shpalljes së saj. Pranimi i Islamit nga ana e tij kishte një ndikim
mjaft pozitiv në fisin e tij. Transmetohet se Ebu Dherri kishte qenë mjë tip i
veçantë nga të tjerët edhe gjat kohës kur akoma nuk ishte shfaqur Islami e që
njihet si periudha e injorancës apo e xhahilijjetit.. Ai nuk adhuronte
putat,pra nuk ishte politeist dhe shumë e urrente ate. (vijon)

Jahja Ahmeti