Në fshatin Bushtran të komunës së Preshevës u bë solemniteti i hapjes së Xhamisë së Bardhë të rin

Image“Innema ja’muru mesaxhidellahi men amene bil-lahi
vejmil –ahiri…”
“Posaçërisht xhamitë i ndërtojnë ata të cilët
besojnë Allahun dhe Ditën e
Gjykimit” (Kur’an)
Në praninë e disa
qindra besimtarëve të Luginës së Preshevës dhe më gjerë, të martën,më datë 25
dhjetor të vitit në vijim në atmosferë tejet solemne, u bë hapja e xhamisë së
rindërtuar të fshatit Bushtran të komunës së Preshevës.
 


Në këtë
manifestim të organizuar nga ana e xhematlinjëve të këtij fshati në bashkëpunim
me Mexhlisin e Bashkësisë Islame të Preshevës, morën pjesë një numër i
konsiderueshëm i besimtarëve nga shumë viose të këtij regjioni dhe më gjerë.

Qytetarët e këtij
fshati jashtëzakonisht mirë kishin organizuar tërë rrjedhën e manifestimit të
hapjes solemne të kësaj faltoreje islame. Në këtë vend edhe më parë kishte
pasur xhami, porse ajo dukshëm ishte dëmtuar nga dhëmbi e kohës. Prandaj, duke
u nisur nga parimi i përkujdesjes së kulteve fetare në mënyrë sa më dinjitoze,
xhematlinjët përkatës kishin vendosur që tani më ta rrënonin objektin e vjetër
të kësaj xhamieje dhe në vendin e saj, por tanimë me sipërfaqe shumë më të
madhe se ajo që ishe paraprakisht e ndërtuar në atë vend, të rindërtonin një
xhami të shkëlqyer dhe mjaftë moderne e njëherit  i përgjigjet kërkesave të kohës.
{gallery}presheva{/gallery}

            Në fillim të programit, imami i
fshatit dhe njëkohësisht nënkryetar i Asamblesë së Bashkësisë Islame, ftoi
hafëz Orhan Ademin nga fshati Corroticë i komunës së Preshevës që me një ashere
kur’anore ta fillon këtë tubim madhështor. Ai lexoi sisa versete nga Libri i
Allahut Fuqiplotë, Kur’ani Fisnik.

            Më pastaj M. Fikret Limani mbajti
një fjalim të shkurtër, ku përshëndeti të gjithë mysafirët e pranishëm. Ai
shpjegoi se çfarë roli dhe vlere ka njëmend xhamia në shoqërinë islame. Sipas
tij, ne akoma nuk ia kemi njohur tërë rëndësinë që islami si fe ia ka dhënë
xhamisë si faltore dhe institucion. Por, thotë M. Fikret ef. Limani, shpresojmë
se në të ardhmen të gjithë do të vetdijesohemi dhe do ta njohim vlertën e
vërtetë që kanë xhamitë në islam dhe në shoqërinë islame.

            Pas tij fjalën e mori Myftiu i
Luginës së Preshevës, M. Mumin ef. Tahiri. Ai pasi që falënderoi Allahun xh.sh
dhe i dërgoi salavate Pejgamberit tonë, Muhammedit. a.s., lexoi ajetin kur’anor
Innema ja’muru mesaxhidellahi men amene bil-lahi vel-jevlim ahiri” e që në gjuhën
tonë do të thotë.”Posaçërisht
xhamitë i ndërtojnë ata të cilët besojnë në Allahun dhe Ditën e
Gjykimit”.Muftiu Mumin ef. Tahiri çmoi lartë punën e xhematit të këtij fshati
duke i dhënë një kompliment të jashtëzakonshëm për punën e bërë gjatë ndërtimit
të kësaj faltoreje islame.

            Pas Myftiut  fjalën e mori Besim Shabani njëherë edhe përfaqësues
i xhematit të kësaj xhamieje të fshatit Bushtran. Ai falënderime për pjesë
marrje i shprehu të gjithë të pranishmive në këtë manifestim, ndërsa falënderim
të veçantë për ndihmesë në ndërtinin e xhamisë i shprehu mërgimtarëve të
fshatit Bushtran në botën perëndimore.

            Më pastaj M.Fikret Limani fjalën ia
dha zëvendëskryetarit të Bashkësisë islame unike me seli në Novi Pazar, doc.dr.
Mevlud ef. Dudiqit i cili pasi që falënderoi Allahun xh.sh. dhe i dërgoi
salavate Pejgamberit a.s., xhematit të pranishëm iu  drejtua në gjuhën shqipe me shumë respekt të
lartë. Ai shpjegoi rolin dhe rëndësinë që ka xhamia në islam në përgjithësi dhe
në shoqërinë islame në veçanti. Doc.dr. Mevludef. Dudiq i cili njëherit është
edhe Dekan i Fakultetit të Studimeve Islame në Novi Pazar, potencoi edhe
njëherë nevojën për ndërtimin e një medreseje në Preshevë. Ai premtoi se
inshaAllah, qysh në Pranverë do të niset ndërtimi i kësaj vatre arsimore në
qytetin e Preshevës.Doc. dr. Mevlud Dudiqi çmoi lartë organizimin rreth
solemnitetit të sotshëm, duke thënë se rrallëkush din  të organizojë këso lloj solemnitetesh.

            Në këtë solemnitet nga Novi Pazari
ishte i pranishëm edhe dr. Admir Muratoviqi, ligjërues pranë Fakultetit të Studimeve
Islame në Novi Pazar  i cili para pak
kohësh mbrojti disertacionin e doktoraturës.

            Në ndërkohë kori i udhëhequr nga studenti
i Fakultit të Studimeve Islame në Prishtinë, Zekirja Kurtishi këndoi disa ilahi
-kadise në gjuhën shqipe dhe atë arabe me çka entuziazmoi xhematin e pranishëm.

            Më pastaj fjalën e mori M. Sherifali
Musliu, kryetar i Mexhlisit të Bashkësisë Islame në Bujanoc. Ai si edhe të
tjerët njëherit falënderoi Allahun xh.sh. dhe i dërgoi salavate Muhammedit a.s.
dhe u përqendrua në vlerën dhe rolin xhamisë në Islam. M.Sherifali Musliu
shpjegoi rëndësinë që ka kjo faltore islame duke thënë: “Qiellin e zbukurojnë
yjet, ndërsa Tokën xhamitë, prandaj sot kjo xhami ka zbukuruar mbnarë rruzullin
tokësor.”

            Në përfundim fjala i takoi kryetarit
të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, mr. Ragmi ef. Destanit. Ai
falënderoi Allahun Fuqiplotë dhe i dërgoi salavate Muhammedit a.s. gjë që bënë
edhe ligjëruesit tjerë paraprak. Mr. Ragmi ef. Destani foli rreth asaj se neve
na duhet unitet për përballimin e sfidave të kohës prandaj duhet si kurrë më
herët që të jemi të një mendje dhe të një gjuhe. Ai diskutoi rreth nevojës së
praktikumit   të Islamit në të gjitha
poret e jetës sonë, si asaj individuale,po ashtu edhe asaj kolektive.

            Në përfundim të programit të
solemnitetit të sotshëm, M.Fikret ef. Limani ftoi studentin Zekirja Kurtishi që
me një asherre kur’anore ta përfundojë këtë program Ai lexoi disa nga ajetet e
fundit të kapinës “En-Nebe”.Pas përfundimit të pasherres, udhëheqësi i
programit ftoi hoxhën e vjetër 86 vjeçar,mulla Fejzullah Salihun nga fshati
Geraj i komunës së Preshevës që ta bëjë lutjen(duanë) e hapjes së xhamisë së
rindërtuar gjë që i cili e bëri në mënyrë mjaftë të përsosur.

            Pas përfundimit të solemnitetit në
fjalë, xhematlijnët e pranishëm falën namazin e drekës të cilin e kryesoi Muiu
i Luginës së Preshevës, M.Mumin ef. Tahiri.

            Krejtësisht në fund nikoqiri,
gjegjësisht organizatori i këtij manifestimi e që në këtë rast ishte xhemati i
kësaj xhamie të rindërtuar, shtoi një drekë solemne në restorantin “ Evropa 2”.

Përgatiti:

Jahja Ahmeti