HomeMuftijstvaMuftijstvo preševskoPERIUDHA E THIRJES NË ISLAM HAPTAZI 26. Decembra 2007. Muftijstvo preševsko 2419 Muhammedi a.s. para se të thirrte njerëzit në Islam haptazi , tri vite këtë e kishte bërë fshehurazi . Tanimë erdhi koha kur ai do të dilte që publikisht t’i ftonte idhujtarët mekas për ta pranuar fenë e Allahut Fuqiplotë. Sdomend se tanimë çdo shtëpi mekase kishte kuptuar hovin e madh që Islami kishte marrë dhe se dita ditës ishin më të shpeshtë ata të cilët përqafonin dritën e shfaqur nga Allahu xh.sh.,Krijues i Plotëfuqishëm , andaj politeistët në mesin e tyre ndjenin diç të jashtëzakonshme. Gjithë ata që ishin shpirtpastër këtë dukuri të përhapjes dhe pranimit të Islamit e pritësi një përgëzim shumë të madh , ndërsa të gjithë ata të cilët ishin të zhytur në idhujtari ndjenin një pezëm të thellë nda Muhammedit a.s. dhe fesë Islame e cila sikurse valët e detit po përhapej gjithandej. Pas përfundim të thurjes fshehurazi , Muhammedit a.s. nga ana e Allahut Fuqiplotë iu rekomandua që tashmë të fillonte përhapjen e Islamit hapët..Ai u urdhërua që pikësëpari ta fton familjen e tij të ngushtë. Kjo konfirmohet nga verseti 214 Kur-anor i kaptinës “Esh-shuara” në të cilin thuhet: “ Dhe tërhiqu vërejtjen farefisit tënd më të afërt”. Fill pas shpalljes së këtij verseti , Muhammedi a.s. mblodhi Benu Hashimët , Benu Abdu-l-menafët si dhe familje të tjera nga fisi Kurejsh dhe pasiqë hipi në kodrën Safa tha : “ Çka mendoni sikur t’u kisha informuar se armiku është në luginë pas kësaj kodre e do t’ju sulmojë , a do të më kishit besuar “ ? Njerëzit e pranishëm iu përgjigjën : “ Po , sepse kurrë nuk të kemi parë të gënjesh “ . Pejgamberi a.s. atëherë iu tha : “ Pra , me të vërtetë unë ua tërheq vërejtjen për një ndëshkim të ashpër poqëse nuk i bindeni All-llahut të Madhërishëm. Buhariu ka shënuar disa hadithe të sakta në Sahihun e tij lidhur me tubimin e Muhammedit a.s. që pati me fisin Kurejsh të Mekkes kur për herë të parë iu drejtua masës për pranimin e fesë Islame nga ana e tyre , andaj shohim të arsyeshme të përmendim disa hadithe që ndërlidhen me këtë ngjarje : Transmetrohet nga Ebu Hurejreja se i Dërguari i Allahut , Muhammedi a.s. ka thënë: “O pasardhës të Abdulmenafit , bleni shpirtërat tuaj prej Allahut ! O pasardhës të Abdulmuttalibit, bleni shpirtërat tuaj prej Allahut ! Oj nëna e Zubejr bin Avvamit , tezja e Pejgamberit , oj Fatime , bija e Muhammedit , bleni shpirtërat tuaj prej Allahut.Un nuk mundem që t’ju ndihmoj asgjë tek Allahu ( nëse nuk pranoni Islamin) , kurse prej pasurisë sime, kërkoni çka të doni”. Sipas Ibën Abbasit transmetohet se: kur është shpallur “ Dhe tërhiqu vërejtjen farefisit tënd të afërm”, Pejgamberi a.s. kishte filluar të thërrasë: “O pasardhës të Fahrit ! O pasardhës të Adiut ,gjegjësisht ftesën e bëri sipas familjeve kurejshite. Kur kemi të bëjm,ë me versetin e sipërshënuar “ dhe tërhiqu vërejtjen farefisit tënd më të afërt” ,theksojmë se janë përmendur disa transmetime të dobëta të cilat i hasim te Ibën Ethiri , Beladhuri e të tjerë të cilët cekin se Muhammedi alejhi-s-selam kishte tubuar disa prej familjes së tij me rastin e shpalljes së ajetit përkatës dhe atyre ua kishte paraqitur të vërtetën. Të shohim se si e paraqet këtë Hamidullahunë librin e tij sipas transmetimit të Beladhurit , ndërsa poashtu edhe Ebu Zehre shënon po të njëjtin hadith me një version më të zgjeruar prej Ibën Ethirit: Rrëfehet prej Beladhurit se Muhammedi a.s. ishte mbyllur në shtëpi më se një muaj . Tezet e tij kishin menduar se ai ishte i sëmurë , prandaj edhe filluan që të interesoheshin për shëndetin e tij.Meqenëse ai e njihte mirë popullin dhe fisin të cilit i përkiste, Pejgamberi a.s.llogariste realizimin e kësaj detyreje një çështje mjaftë senzibile. Sipas Beladhurit tezet e Pejgamberit a.s. i jipnin atij shumë kurajo dhe aspak nuk u hidhëruan nga shkaku se ai ishte i tërhequr prej familjes së tij . Madje ato e këshilluan Muhammedin a.s. që t’a mblidhte tërë familjen e tij , pos Ebu Lehebit. Pejgamberi a.s. e kishte thirrë tërë familjen në një mbrëmje. Por . pasiqë ngrën darkë , të gjithë u shpërndanë dhe shkuan për të mos dyshuar se mos vallë ai ka pasur ndonjë qëllim të caktuar. Këtu kishte pjesëmarrë edhe Ebu Lehebi bashkarisht me të tjerët , ndonëse ai paraprakisht nuk qe i ftuar në atë ndejë. Mirëpo, Pejgamberi a.s . e kishte të patjetërsueshme që të ftonte botërisht në fenë e Allahut dhe një gjë të tillë e bëri herën tjetër. Ajo që më më parë i shtyente tezet e tia që të frikësoheshin e që kishte të bënte me Ebu Lehebin , u bë realitet. N[ fakt posa botërisht Muhammedi a.s. ia shfaqtë pranishmive fjalën autentike të Allahut Fuqiplotë , ungrit Ebu Lehebi dhe me një vrazhdësi të pashembullt tha se Muhammedi as.s. ka për qëllim që t’a prishë besimin e tyre të kamotshëm e që ishte besimi në shumë zota , apo politeizmi alias idhujtaria.Sipas Ebu Lehebit ky ishte besimi të cilin me shekuj e kishin kultivuar stërgjyshërit e tij. Tezet e Pejgamberit a.s.ishin munduar së koti ta bindnin Ebu Lehebin për pranimin e këshillimeve të Muhammedit a.s. ,por kjo ishte një gjë e kotë dhe orvatjet e tyre u shkuan huq. S’domend se Ebu Lehebi armiqësinë e egër ndaj Muhammedit a.s. e kishte treguar në shfaqur në më shumë raste.Disa transmetime të vërteta aludojnë në ate se Muhammedi a.s. kur i kishte ftuar në kodrën Safa Kurejshitët me çrast i kishte lajmëruar ata se ishte i Dërguar i Zotit , ishte ngritur Ebu Lehebi dhe i kishte thënë:” A për këtë ne na ke ftuar kot së koti , e t’u thafshin duart!”. Mirëpo ,. Allahu i Lavdishëm këtë namë të Ebu Lehebit ia ktheu prap duke shpallur kapitnën “Mesed”në të cilën thuhet: “ Qoftë i shkatërruar Ebu Lehebi , e ai është shkatërruar.!Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet , e as ajo çka fitoi ! Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë . E edhe gruaja e tij , ajo që barti dru(ferra). E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur”. Fill pas kësaj , Allu xh.sh. i shpalli Muhammedit alejhis-selam ajete me të cilat e urdhëron ate që tanimë ai të dilte haptazi në publikimin e fjalës së drejtë të Allahut të Madhërishëm. Në kaptinën “El-Hixhr” i Lartëmadhërishmi , Allah Fuqiplotë potencon:”Publiko haptas atë për të cilën po urdhërohesh , hiqu idhujtarëve. S’ka dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen , të cilët Allahut i kundërvejnë zot tjetër , e më vonë ata do ta kuptojnë (prapavinë e tyre) . Ne e dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht për atë që thonë ata. Po ti madhëroje me falënderim Zotin tënd e bëhu prej atyre që luten ( përulen duke u falur). Dhe adhuroje Zotin tënd deri sa të vijë ty e vërteta ( vdekja). Pas shpalljes së këtyre verseteve kur-anore , Muhammedi a.s. edhe më tepër intensifikoi angazhimin e tij duke filluar që haptazi dhe drejtëpëtdrejt t’i sulmonte politeistët dhe besimin e tyre të kotë në puta. Që vet i gdhendnin nga materiale të ndryshme , siç ishin gurët e drunjët e llojllojshëm. Tanimë idhujtaria po goditej me një grusht të rëndë nga ana ew Pejgamberit të mëshirës të cilit i vinte tepër e më tepër kuraja nëbesimin në Zotin xh.sh. Muihammedi a.s. i ftoi ata që të bënin llogarinë e tyre para se të llogariteshin në Ditën e Gjykimit . Në një hadithë të tij , Pejgamberi a.s. kishte thënë:” Hasibuu enfusekum kable en tuhasebuu” që don të thotë në gjuhën shqipe:”Llogaritni veten tuaj parta se të llogariteni(nga Allahu). Mbarë arabia tashmë kishte marrë vesh për Islamin që po e predikonte Muhammedi a.s. Sipas transmetimeve që vijnë nga Buhariu dhe Muslimi rrëfehet për pranimin e Islamit nga ana e Ebu Dherrit i cili e pranoi fenë e Allahut Fuqiplotë gjat periudhës haptazi të shpalljes së saj. Pranimi i Islamit nga ana e tij kishte një ndikim mjaft pozitiv në fisin e tij. Transmetohet se Ebu Dherri kishte qenë mjë tip i veçantë nga të tjerët edhe gjat kohës kur akoma nuk ishte shfaqur Islami e që njihet si periudha e injorancës apo e xhahilijjetit.. Ai nuk adhuronte putat,pra nuk ishte politeist dhe shumë e urrente ate. (vijon) Jahja Ahmeti