ZEKATI  Shtylla e katërt e Islamit

ImageRëndësia dhe  dispozitat e zekatit sipas Kur’anit dhe
Synnettit


Allahu i Lartëmadhërishëm në
Kur’anin Famëlartë potencon “ Faleni namazin dhe jepni zakatin”.




Siç dihet mirëfilli zekati është
shtylla e katërt e Islamit . Dhënia e zekatit në fenë Islame konsiderohet
adhurim apo ibadet i cili i kushtohet ekskluzivisht Krijuesit tonë të
Gjithëdijshëm , Allahut xh.sh. dhe në të njëjtën kohë ai është një institucion
mjaftë i rëndësishëm për pjesëtarët e Islamit. Duhet theksuar se nëpërmes
dhënies së zekatit , myslimani ,përpos shpirtit të tij , pastron edhe pasurinë
që ai e posedon. Arritjen deri te kjo pasuri , ia ka mundësuar Allahu xh.sh.

Allahu Fuqiplotë në Kur’anin
Famëlartë , në më se shtatëdhjetë vende , krahas faljes së namazin , përmend
edhe dhënien e zekatit e që aludon në peshën , vlerën dhe rëndësinë që ka ky
iradet në fenë Islame.

 versetin Kur-anor 103 të suretu Et-Teube , i Lartëmadhërishmi Allah
Fuqiplotë rekomandon:

            “Hudh min emvalihim sadekaten tutahhiruhum
ve tuzekkihim biha” e që në gjuhën tonë to të thotë: “ Merr prej pasurisë së
tyre lëmoshë ( fjala është për zukatin), që t’i pastrosh me të dhe t’ua shtosh
begatitë”…

            Njashtu edhe në synetin e e
Pejgamberit tonë , Muhammedit a.s. institucioni i zekatit zë një vend
jashtëzakonisht të merituar e të lartë. Muhammedi a.s. me rastin e dërgimit të
Muadh ibën Xhebelit në Jemen për ti ftuar njerëzit e atjeshëm në fenë Islame ,
rrëfehet t’i ket thënë: “” Mësoji ata se Allahu ua ka bërë obligim zekatin për
pasurinë e tyre , të merret nga të pasurit dhe t’u jepet të verfërve të tyre. I
Dërguari i Allahut xh.sh. ,Muhammedi a.s.urdhëron:” Kini frikë Allahun , falni
pesë kohët e namazit , agjëroni  Muajin e
Ramazanit , jepni zukatin e pasurisë suaj dhe respektoni prijësit tuaj , do të
hyni në Xhennetin e Zotit tuaj”.

            Duke marrë për bazë versetet
Kur’anore si dhe hadithet e Resulu-llahut s.a.v.s. , të gjithë ulematë ,
dijetarët eminent islam , kanë konklduar njëzëri se zekati është farz  , pra obligim i domosdoshëm për të gjithë ata
myslimanë e myslimane që posedojnë pasuri dhe që sasia e së cilës është e
përcaktuar me normativa koncize të Sheriatit islam. Kjo sasi në gjuhën arabe
quhet NISAB.

            Zekati është bërë obligim para
shpërnguljes së Muhammedit a.s. nga Mekka në Medine , mirëpo , për shkak të
rrethanave tejet të vështira në të cilën jetonte dhe vepronte Muhammedi a.s.dhe
myslimanët tjerë atje , respektivisht në qytetin e tij të lindjes , pra në
Mekke , apsolutikisht ishte e pa imagjinuar që ata një gjë të tillë ta
realizonin në vepër.Pas shpërngules së myslimanëve nga Mekka për në Medine me
në krye Muhammedin a.s., në vitin e dytë të Hixhretit , në qytetin e Medinës ,
tanimë në rrethana dhe kushte shumë më të volitshme , obligueshmëria për
dhënien e zekatit është përsëritur edhe një herë e gjat shpalljes s; Kur’anit
Famëlartë dp zbritnin edhe shumë versete tjeras lidhur me obligueshmërinë e
zekatit për të gjithë ata myslimanë të cilëve iu është bërë borxh dhënia e tij.

            Do theksuar se edhe para ardhjes sëë
Islamit , tek arabët kishte ekzistuar një lloj e dhënies së pasurisë,por që të
varfurit ishin të obliguar dhe të detyruar që t’u jeoniun nga pasuria e tyre të
pasurve. Ndërsa tanimë kur zekati u institucionalizua që nga viti i dytë i
hixhretit , dhënia e pasurisë 2.5 për qind vazhdon akoma dhe kësisoj do të jetë
deri në përfundim të kësaj bote, respektivisht deri sa të ketë myslimanë në
këtë rruzull tokësor.Mirëpo për dallim nga koha e injorancës kur të varfurit u
jepnin të pasurve , tanimë situata është ndryshe dhe të pasurit e kanë obligim
që ta paguajnë për të varfurit një herë në vit. (vijon)


Hfz. Hevzi Nuhiu