HomeMuftijstvaMuftijstvo preševskoDevotshmëria dhe morali i mirë 26. Decembra 2007. Muftijstvo preševsko 2887 Nga Ebu Dherr,Xhundub ibn Xhunadete dhe Ebu Abdurrahman,Muadh ibn Xhebeli(radiall-llahu anhum),transmetohet se i Dërguari a.s ka thënë:’’Ke frikë All-llahun ku do që të jesh.Pas çdo vepre të keqe bëre një vepër të mirë,ajo do ta fshijë të keqen dhe sillu me njerëzit me moral të mirë”. Kuptimi i hadithit dhe udhëzimet e tij: 1-Shkaku i thënies së hadithit: Këshillën që ia bëri i Dërguari i Allahut a.s ,Ebu Dherrit dhe Muadhit r.d është transmetuar në disa forma dhe në raste të ndryshme. Ndër to: -sipas versionit të Ibn Abdulberrit,të cilin e cek në librin etemhidu,nga Enesi r.d,ka thënë:I Dërguari i All-llahut a.s e dërgoi Muadhin në Jemen dhe i tha:o Muadh:Ke frikë All-llahun,sillu me njerëzit me moral të mirë dhe nëse vepron ndonjë vepër të keqe pastaj vepro një vepër të mirë.Muadhi ka thënë:I thashë:o i Dërguari i All-llahut,fjala La ilahe il-lall-llah,a konsiderohet prej veprave të mira?Ai tha ajo është e mira më e madhe”. Sipas versionit të Ahmedit,nga Ebu dherri r.d të ketë thënë:thashë 😮 i Dërguari i All-llahut,më mëso ndonjë vepër që më afron kah Xhenneti dhe më largon prej zjarrit?Ai tha:Nëse vepron ndonjë të keqe,pas saj vepro një vepër të mirë,sepse ajo është dhjetë herë më e madhe.Ebu Dherri ka thënë:Thashë:o i Dërguari i All-llahut,fjala La ilahe il-lall-llah,a konsiderohet prej veprave të mira?Ai tha:ajo është më emira e të mirave”. 2-Njeriu është mëkëmbës në tokë dhe i rrespektuar nga ana e All-llahut:All-llahu i madhërishëm e ka krijuar njeriun,eka bekuar atë me begati të shumta që nuk mund të numërohen.Nga mesi i njerëzve ka zgjedhur Pejgamber,të cilëve ua ka zbritur shpalljen qiellore,që me të t’ua sqarojnë njerëzve rrugët e të mirës dhe lumturisë.I ka urdhëruar të adhurojnë vetëm Atë, të mos i caktojnë Atijë shok, të veprojnë sipas asaj që i ka urdhëruar,të heqin dorë prej asaj që i ka ndaluar , të shpejtojnë në punët e mira dhe të largohen prej punëve të këqija.secili prej tyre duhet të përpiqet për të sjell lumturi për mbarë njerëzinë,të sillen mes vete si vëllezër,secili prej tyre t’ia zgjasë tjetrit dorën e ndihmës dhe bamirësisë si dhe të pajiset me moral të mirë.Nëse veprohen këto që u cekën më lartë do të shpëtojnë njerëzit dhe do t’i gëzojnë të mirat e kësaj bote dhe të ahiretit.Me këtë do të realizohet mëkëmbësia e njeriut në tokë,me të cilën është dalluar Ademi a.s edhe nga melaiket më të afërta.All-llahu thotë:”E kur i thamë engjujëve:përuluni(bini në sexhde)Ademit,ata menjëherë iu përulën…”(El-Bekare:34)kjo është ajo me të cilën na ka porositur i Dërguari i All-llahut a.s në këtë hadithë. 3-porosi e përjetshme:sa e bukur është kjo dhurat të cilën na e japin këta dy sahabë.Ky hadithë në fillim ishte porosi për këta dy sahabë,mirëpo,ai më pas u bë këshillë dhe porosi e përjetshme për ummetin,ngase në vete ngërthen të mira të shumta,me të cilat relizohen të mirat e kësaj bote dhe të ahiretit.Ky hadithë përmbanë një porosi të madhe,ngase përfshinë të drejtat e All-llahut dhe ruan të drejtat e njerëzve. 4-Devotshmëria është rruga e shpëtimit:Porosin më të madhe që na drejton i Dërguari i All-llahut në këtë hadith është devotshmëria,e cila konsiderohet si përmbledhëse e çdo të mire dhe ruajtëse e çdo të keqe.Për shkak të devotshmërisë,besimtarët meritojnë ndihmën e All-llahut të Madhërishëm, i cili thotë:”S’ka dyshim se All-llahu është me ata që janë të devotshëm dhe me ata që janë bamirës”.(en-Nehl:128)Për shkak të devotshmërisë i ka premtuar besimtarëve furnizim të mirë dhe shpëtim nga vështirësitë,ku thotë:”E kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut,atij Ai i hapë rrugë dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare”.(Et-Talak:3) Devotshmëria është porosia e All-llahut për gjith robërit e Tij,të parët dhe të fundit,kush i përmbahet asaj shpëton dhe fiton ndërsa kush heq dorë shkatërrohet dhe humb:”ne ju patëm sugjeruar atyre që iu patëm dhënë librin para jush,e edhe ju që të keni frikë nga All-llahu.Po në mos besofshit,(dine)e All-llahut është ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë .All-llahu është i panevojë e i falënderuar”.(En-Nisa’:131) 5-Realiteti i devotshërisë:fjala “tekva”është fjalë gjith përfshirëse.Përfshinë tërë Islamin:besimin,ibadetet,moralin dhe rregullat e ndryshme të jetës.All-llahu i madhrishëm thotë:”Nuk është tërë e mira (e kufizuar)të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi,por,mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut ,ditës së gjykimit , engjëjve ,librit,pejgamberëvedhe pasurinë që e do,ua jep të afërmve,jetimave,të varfërve,udhëtarëve,lypsëve dhe për lirimin e robërve ,dhe aj që e fal namazin,e jep zekatin,dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë,dhe të durueshmit në skamje,në sëmundje dhe në flakën e luftës.Të tillët jan ata të sinqertit dhe të tillët jan ata të devotshmit”.(El-Bekare:177) Devotshmëria sipas këtij kuptimi nuk është vetëm fjalë që thuhe,por,ajo është punë e pa lodhshme në rrespektimin e All-llahut të Madhërishëm dhe heqja dorë prej gjërave që na ka ndaluarAllahu i Madhërishëm. 6-Prej gjërava që plotsojnë devotshmërinë:Një ndërto është edhe largimi prej gjërave të dyshimta.Muhmedi[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]thotë:”kush mbrohet nga gjërat e dyshimta,ka ruajtur fenë dhe nderin e tij.”Në këtë kuptim përfshihen edhe shumë gjëra të lejuara (mubah),prej të cilave ka frikë se mos të çojnë në haram.Transmeton Tirmidhiu dhe ibn Maxhe nga Muhamedi a.s të ketë thënë: “Njeriu nuk mund ta arrijë shkallën e devotshmërive,derisa nuk e le atë që është e lejuar nga frika se mos po bie në atë që është endaluar”.Hasan el-Basriu ka thënë:Devotshmëria vazhdon të mbetet te të devotshmit,deri sa të lënë shumë prej gjërave të lejuara(hallall) nga frika se mos po bien në haram. 7-Kushti i realizimit të devotshmërisë:Nuk mund të realizohet devotshmëria me kuptimin e plotë të saj e as nuk mund t’i japë frytet e saj ,përpos nëse muslimani posedon njohuri të mjaftueshme rreth fesë së All-llahut të Madhrishëm ,që të dijë se si t’i frikësohet Atij.All-llahu i Madhërishëm thotë:”Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij,vetëm dijetarët”(Fatir:28)Ngase i pa dituri, nuk e di se çka duhet të veprohet e çka të lihet.Për këtë dituria është ibadeti më i vlefshëm dhe rrugë që shpie për në xhennet.Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]ka thënë:”Vlera e dijetarit ndaj adhuruesit është sikur vlera ime ndaj më të ultit nga mesi juaj”.Po ashtu ka thënë:”Kush merr rrugën për të fituar dituri,All-llahu do t’ia lehtësojë atij rrugën për në xhennet”.Po ashtu thotë:”Atij të cilit All-llahu ia don të mirën,ia mundëson ta kuptojë fenë”. 8-Pendimi nga mëkati dhe të shpejtuarit për punë të mira është veti e besmitarëve të devotshëm:Ka raste kur njeriu mund të harrojë,të gaboj ose të bie nën ndikimin e kërkesave të tij epshore dhe intrigave të shejtanit,gjëra të cilat e çojnë që të bëjë mëkat.Në këtë rast eshtë e devotshme që njeriu të shpejtojë në pendim dhe të kërkoj prej All-llahut të madhriishëm falje I lart madhëruari duke i cilësuar të devotshmit ka thënë: “Edhe ata të cilët kur bën ndonjë(mëkat)të shumtuar ose i bëjnë zullum vetes së tyre,e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre-e kush i fal mëkatet për veç All-llahut?-dhe që duke e ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar(në të keqen)”.(Ali-Imran:135) Besimtari i devotshën pas pendimit shpejton për të punuar vepra të mira që ta shlyej mëkatin e mëparshëm,duke qenë i plot besueshëm në premtimin e All-llahut të madhërishëm ku thotë: “S’kadyshim se veprat e mira i shlyejn ato tëkëqijat”.(Hud:114),dhe duke iu përgjigjur urdhërit të Mhamedit a.s ku thotë: “Pas çdo vepre të keqe bëre një vepër të mirë,ajo do ta fshijë të keqen.” 9-Drita e rrespektimit të All-llahut shkatërron errësirën e mëkateveZbatimi i veprave të mira siç janë:namazi.zekati,haxhi,agjërimi,xhihadi,dhikri,dhe shum prej punëve të tjera të mira shlyejnë shum prej gabimeve dhe mëkateve që i bënë muslimani.Në lidhje me këtë ekzistojnë shum hadithe të vërteta.Ndër to,sa për ilustrim veçojmë: -hadithin që e trasmetojnë Buhariu dhe Muslimi,në të cilin thuhet: “Kush agjëron Ramazanin me bindje të plotë dhe duke llogaritur shpërblimin te All-llahu ,i falen atij mëkatet e mëparshme”. -hadithin që e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi,në të cilin thuhet: “kush viziton shtëpinë e All-llahut(Qaben)dhe nuk përdor fjalë të kota e as nuk del jasht rregullave, do të pastrohet prej mëkateve sikur atë ditë që e ka lindur nëna e tijë.” -Gjith kësaj i bashkangjiten edhe shum ajete Kur’anore të qarta që flasin për faljen e mëkateve. 10-Pendimi është kusht për faljen e mëkateve të mëdha:Ekziston konsenzus se veprat e mira i shlyejn mëkatet e vogla.Ndërsa mëkatet e mëdha-ato janë të gjitha mëkatet për të cilat All-llahu i Madhërishëm ka paralajmëruar dënim të ashpër ,siç janë mos rrespekti i prindërve, mbytja,ngrënia e kamatës,alkoholi dhe të ngjajshme me të është patjetër pendimi.All-llahu i Madhërishëm thotë: “Nuk ka dyshim se Unë e fali atë që është penduar,që ka besuar,që ka bërë vepra të mira dhe që përqëndrohet për në rrugën e drejtë”.(Ta-Ha:82)Kjo ka të bëj me mëkatet që nuk është e drejt e robërve,për ndryshe nëse është e tillë siç janë:vjedhja,grabitja,mbytja,etj.,atëherë,është patjetër që këto gjëra të kthehen te pronarët e tyre ose të kërkohet falje për to.Nëse kjo realizohet,atëherë shpresohet që All-llahu të pranoj pendimin,të fal mëkatet,bile t’i shëndërrojë ato në të mira.All-llahu i Madhërishëm thotë :“përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë,të tillëve All-llahu të këqiat ua shëndërron në të mira”.(El-Furkan:70). Nëse nuk realizohet pendimi ose pastrimi prej mëkateve atëher në Ditën e Kijametit pason hakmarrje. Transmeton Buhariu nga Ebu Said El-Hudriu r.d nga Muhamedi a.s se ka thënë:“kur të shpëtojnë besimtaët prej zjarrit të xhehennemit,ata do të tubohen në një vend mes xhennetit dhe zjarrit ku do të hakmerren për padrejtësitë që i kanë bërë mes tyre në jetën e dunjas,deri sa të pastrohen dhe të merr çdokush të drejtën e tij,atëherë u lejohet atyre të hyjnë në xhennet”. Prej të mirave të All-llahut të Madhërishëm është edhe ajo se nëse njeriu nuk ka mëkate të vogla,atëherë veprat e tij të mira do të ndikojnë pozitivisht në zbutjen e mëkateve të mëdha.Po nëse nuk ka as mëkate të mëdha,atëherë All-llahu i Madhërishëm do të dyfishoj shpërblimin e tij . 11-Morali është bazament për ngritjen e civilizimit njerëzor: Muhamedi a.s në këtë hadith na udhzon për çështjen që përmirëson jetën individuale dhe rregullon sistemin shoqëror .Kjo këshillë është sjellja me njerëzit me moral të mirë .Sjellja me njerëzit në atë mënyrë që dëshiron që të tjerët të sillen me të.Duhet vazhduar kështu derisa njeriu të ndihet i afërt me të tjerët,t’i duaj njerëzit por edhe ata ta duan. Pasi që morali ka një vler të rëndësishme në jetën e popujve , ajo në islam ka një vend të posaçëm.Mjafton argument për këtë,ajetet dhe hadithet e shumta që flasin për vlerën e moralit dhe vlerën e atij personi që cilësohet me të. All-llahu xh.sh në Kur’an thotë:“Ti merre të lehtën ,urdhëro për të mirë dhe hiqu prej të padijshmëve”.(El-A’raf:99) Muhamedi a.s thotë : “A tu informoj për njeriun më të dashur tek All-llahu dhe që do të jetë më afër meje në Ditën e Kijametit? Sahabët thanë: si jo .Tha :Ai i cili posedon moral më të mirë”. 12-Përfitimi i moralit të mirë:njeriu ka mundësi që të përfitojë moral të mirë.transmeton Hakimi dhe të tjerët nga Muadhi r.d se Muhamedi a.s i ka thënë:“përmirëso moralin tëndë me njerëzit”. Përfitimi i moralit të mirë mund të realizohet me disa çështje: -më e larta:është imitimi i Muhamedit a.s në moralin e tij.All-lahu i Madhërishëm na ka urdhëruar që ta bëjmë një gjë të tillë ku thotë :“ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut”.(El-Ahzab:21) -prej metodave për të përfituar moral të mirë mund të shfrytëzojmë edhe shoqërimin e të devotshmive dhe dijetarëve,të cilët posedojnë moral të mirë dhe largim prej njerëzve të këqinj , të cilët veprojnë vepra të ndotura .All-llahu i Madhërishëm thotë: “përkufizoje vetën tënde me ata që lusin zotin e tyre mëngjes e mbrëmje,e që kan për qëllim kënaqësin e Tij dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet , pse puna e tij ka mbaruar”.(El- Kehf:28) 13-Prej moralit të përsosur :Prej sjelljeve që flasin për moralin e përsosur janë:afërsia farefisnore,falja,dhënia etj.Transmeton Hakimi dhe të tjerët nga ukbete ibn Amir El-Xhuhenij r.d i cili ka thënë:Më ka thënë mua i Dërguari i All-llahut:O Ukbete, a të informoj për sjelljen më të mirë të banorëve të dunjas dhe të ahiretit?Thashë:Si jo:Tha:Të afrosh atë që të largon , t’i jepësh atij që nuk të jep dhe ta falësh atë që të dëmton”. Nga hadithi mund të përfitojmë se morali i mirë plotëson imanin dhe se është cilësi e të devotshmive.Ndërsa prej gjërave që plotsojnë devotshmërinë është urrejtja e mëkateve dhe largimi prej uljes me ta,nëse nuk i nënshtrohen të vërtetës dhe nuk ndalen prej të këqijave. Abdulla Abdiu