PERIUDHA E THIRRJES NË ISLAM FSHEHURAZI

ImagePas shpalljes së verseteve  të para të kaptinës El-Muddethir , Muhammedi a.s. në mënyrë definitive u obligua që të
fillon thirjen (da’ven) në rrugën e drejtë për t’i nxjerrur ata nga errësira
shumëshekullore e cila i kishte kapluar që nga ngjitja e Isaut a.s. në qiell
nga ana e Allahut xh.sh. Vërtetë shoqëria arabe e çoroditur skajshmërish dhe
plotësisht ishte vënë në një qorrsokak , thuajse të pashteg.

Arabët besonin në
idhuj të cilët vetë i gdhendin nga gurët dhe drunjët e rëndomtë. Ata besonin në
Lain , Menafin , Uzanë , ndërsa kur Pejgamberi a.s. në një rast i kishte pyetur
se përse ata po u besojnë atyre ,ata ishin përgjigjur : “Lijukarribuna ilellahi zulfa”– “( u besojmë) atyre që të na afrojnë
tek Allahu i Lartëmadhërishëm”. Ky verset Kur’anor qartazi aludon në faktin se
idhujtarët mekas edhe pse besonin në idhujt e sipërcituar , megjithatë ata
dinin se në gjithë këtë ekzistencë është një fuqi mbinatyrore e cila udhëheq
dhe komandon me te , e  Ai padyshim se
është Allahu xhel-le shanuhu.
Sdomend se thirja
Islam në një shoqëri ku mbretëronte e tërë ajo in jorancë e cila ishte
rrënjosur thellë në shpirt traditën e besimit në shumë zota , në vete kërkonte
shumë pjekuri,maturi e syçeltësi. Fillimi i këtij misioni qëndronte në të
dhënën se duhej eliminuar dhe rrënuar bazat dhe themelet e idhujtarisë që ishte
ngujuar në shpirtin dhe mendjen e njerëzve mekas.
         

Do theksuar e
dhëna se Pejgamberi a.s. e kishte kufizuar thirjen e tij në një rreth më të
ngushtë familjar dhe shoqëror. Një gjë e tillë mundë të vërehet edhe nga
rradhitja e të parëve të cilët pranuan Islamin , fe kjo që predikohej nga ai
ndërsa burimin e kishte tek Allahu xh.sh.Thënë shkurt , vendstrehimi i parë i
fesë Islame ishte pikërisht votra e Muhammedit a.s.         

Gruaja e
Pejgamberit a.s. , Hadixheja r.a. ishte e para që përqafoi fenë e pastër
Islame.ajo kishte fatin që të dëgjojë dëshminë e Vereka bin Eufelit. Ajo i
ndihmonte moralisht dhe e ngushëllonte at kur ai ndjehej i shqetësuar duke i
dhënë vullnet për vazhdimin e misionit të tij profetik.Muhammedi a.s. tek ajo
gjete strehim dhe prehje shpirtërore në momentet kur zemërohej nga kokëfortësia
kurejshite. Hadixheja r.a nuk hezitonte që me tëre potencialin që kishte , t’i
jepte forcë në shtegtimin e misionit të tij fisnik.Ajo nuk hamendej fare ,
ngase në Pejgamberin a.s. shihte bujarinë dhe fisnikërinë e pastër njerëzore.

Përkrahja por
edhe guximi i palëkundur i saj , sdomend se u bënë një ndihmesë e madhe
praktike në vazhdimin me stoicizëm të profetërisë së të Dërguarit a.s.
,përkundër pengesave evidente që kishte madje më së tepërmi nga të afërmin ter
tij nga fisi Kurejsh. Kjoi grua u çmua dhe u dallua nga ana e Allahut Fuqiplotë
nëpërmes Xhibrilit a.s.i dërgoi përshëndetje ndërsa Muhammedi a.s. ishte
urdhëruart që t’a përgëzonte at se në ahiret asaj do t’i dhurohet  në Xhennet një shtëpi prej margaritarëve.Pra
, për qetësinë shpirtërore që ia ofroi dhe ia siguroi Pejgamberit a.s. në kohët
më të vështira , ajo do të shpërblehet në Xhennet.

Fill pas kësaj
gruaje fisnike , thirjes në Islam , Pejgam berit a.s. iu përgjigj djali
xhaxhait të tij , Aliu radijallahu anhu , e që ishte djali i Ebu Talibit.

Në historinë
Islame ceken fakte të n ndryshme lidhur me jetën mistike të Aliut r.a. në fenë
Islame e që nuk janë të vërtetuara me fakte edhe aq burimore , por do të ishte
e pëlqyer që të cekim disa nga to , pr gjithnjë duke pasur parasysh dhe duke i
pranuar ato ekskluzivisht si metoda historike të të shprehurit të biografisë
përkatëse të një sahabiu të përsosur.

Fjala vie , Ibni Is-haku cekë se
halifi i katër i myslimanëve, Aliu r.a. ,Allahu qoftë i kënaqur me te prore e
ka shoqëruar Muhammedin a.s. gjat faljes së namazit për t’u mos u hetuar nga
xhaxhallarët e tij dhe mekasit nga frika e shkaktimit ndonjë dëmi atij.

Po ashtu Ibni
Is-haku cekë  se xhaxhai i Muhamedit a.s.
, Ebu Talibi kishte parë në një rast Pejgamberin e Allahu të Madhërishëm  dhe Aëiun r.a. tek falnin namazin
bashkarisht.Pasiqë përfunduan namazin , Ebu Talibi e kishte pyetur të Dërguarin
a.s.:”Çështë kjo që po predikon
? Ndčrsa Muhammedi a.s. i ishte përgjigjur: Kjo është feja
e Allahut , enjgjujve të Tij, e të dërgusrve të Tij , feja e babait tonë
Ibrahimit.Më ka dërguar Allahu që të thërras në të“.

Muhammedi a.s. e
kishte ftuar xhaxhain e tij Ebu Talibin në dy gjëra:të besojë në të dhe t’i
ndihmonte atij në shtegtimin e thirjes në Islam. Mirëpo Ebu Talibi thirjes së
parë nuk iu përgjiugj e që ishter t’a besonte at si

Pejgamber ,
ndërsa iu përgjigj së dytës për t’i dalur në mbrojtje Muhammedit a.s.
Menjëhertë pasi që kreu dialëogun me të Dërguarin e Allahut , Muhammedin a.s. ,
Ebu Talibi iu drejtua birit të tij Aliut r.a. me këto fjalë:“O bir, çështë kjo
feja yte?“. Aliu r.a i përgjigj babait të vet : „ I kam besuar Allahut dhe
Pejgamberit të Tij,si dhe asaj që solli ai.Kështu i falem Allahut dhe e pasoj
këtë“.

Sipas Ibni
Haxherit thuhet se Aliu r.a. në këtë periudhë kohore kishte dhjetë vjet.

Sa i përket
transmetimeve të cilat flasin se se Aliu r.a. i kishe besuar Muhammedit a.s. ditën
e m,artë ,rrespektivisht një ditë pas fillimit të Shpalljes dhe prani mit të Islamit
nga ana e Hadixhes r.a. , nuk kanë kurfarë baza dhe janë trillimee të kulluara.

Vlenë për të theksuar se i pari i
cili i besoi Muhamedit a.s. prej robërve , ishte Zejd ibni Harith, shërbëtori i
Hadixhes r.a., me çrast tërë anëtarët e familjes së Muhammedit a.s. iu
përgjigjhën pozitivisht thirrjes së tij në Islam.

Në fakt, Zejdin e
kishte marrë nëna e tij  në kohën kur ai
kisht mbushur tetë vjet e që për qëllim kishte vizitën e disa të afërmive të
saj. Nënës ia kishin rrëmbyer Zejdin e vogël disa një grup prej Beni Kajnëve
dhe at e kishin shitur në tregun HABASH i cili i takonte njërit prek tregjeve arabe.

Personi i cili e
kishe bler;  Yejdin n; teg quhej Hakim bin
Hizami i cili më pastaj ia kishte dhuruar Hadixhes r.a. Babai i tij qe zemëruar tej mase për ndarje të birit të
tij.

Pak kohë më vonë
babai i Zejdit kishte arrdhur në Mekke për t’a kërkuar djalin e tij. Muhammedi
a.s. e kishte lënë Zejdin që të zgjidhte se a do t; shkonte me babain e tij apo
do të qëndronte me të. Zejdi kishte zgjedhur të qëndronte me Pejgamberin a.s. ,
prandaj për këtë gjë Muhammedi a.s. e liroi dhe adoptoi për djalë të vetin.

Ky djalosh i
vyeshëm në popull njihej si Zejd ibën Muhammed ( Zejdi i biri i Muhammedit),
mirëpo kur u shpall feja e Allahut , me dispozitë të posaçme u ndalua adoptimi
i fëmijëve.Që nga tëherë Zejdi filloi të thiret Zejd ibën Harith , në vend të
ibën Muhammed siç quhej më parë.

Ky qe rrëfimi për
njeriun i cili ndër të parët pranoi fenë Islame pasiqë sinqerisht e deshi
Muhammedin a.s. dhe njëkohësisht njohu vlerat e mirëfillta të tij të cilat
i  posedonte krijesa më e dashur e
Allahut xh.sh. , i Dërguari i fundit i Tij , Muhammedi a.s.. Zejd ibën Harith i qëndroi besnik Pejgamberit a.s.
deri në përfundim të jetës së tij.

Më vonë pas
këtzyre personaliteteve të larta Islame, Muhammedit a.s iu bashkangjiut edhe
Ebu Bekri . Ai ishte në një moshë të pjekur. Sipas shënimeve historike, Ebu
Bekri kishte lindur nja dy vite pas Muhammedit a.s. Ai njihet si burri i parë i
cili e pranoi Islamin,ngase Aliu r.a kur pranoi fenë e Allahut ishte 10 vjeçar ,Zejdibën
Harith ishte rob , ndërsa Ebu Bekri gati i kishte mbushur të dyzetat,prandaj
edhe llogaritet si burri i parë i cili e pranoi fenë Islame.

Halifi i parë i
muslimanëve Ebu Bekër essiddik më herët quhej Atik apo Abdul’ ka’be ( rob i
Ka’bes) ,po me pranimin e Islamit ,Muhamedi a.s. e quajiti Abdullah (rob i
Allahut).Ai (Ebu Bekri)  ishte nga fisi
Tejm. Qysh para ardhjes së Islamit Ebu Bekri dallohej nga bashkëqytetarët e
tjerë mekas. Ishte mbrojtur nga konsumimi i alkoolit dhe adhurimi i putave. Ai
njihej si një tregtar mjaftë i ndershëm dhe i sinqertë. Edhe pse nuk i ka
gjasur kryekëput Muhammedit a.s. , Ebu Bekri kishte dallim të madh nga banorët
tjerë të Mekes.Përpos autoritetit të madh që kishte në mesin e qytetarëve të
Mekes,ai njihej me njohuritë e tij superlative mbi prejardhjen (gjenealogjinë)
e popullit arab, e që merrej si shembulltyrë për këtë gjë.

Qysh nga pranimi
i hershëm i Islamir , Ebu Bekri kishte filluar aktivitetin e tij në da’ve (thirje)
në fenë e pastër Islame.Së pari ishte koncentruar në familjen e ngushtë të tij
me çrast pati shumë sukses ngase iu përgjigjën ftesës së tij për pranimin e
Islamit e tërë familja pos një djalit të tij..Transmetohet nga Imam Buhariu i
cili transmeton prek gruas së Pejgamberit a.s. Ajshes r.a. „ Nuk mbajë mendë
prindërit e mi ndryshe veçse që ata ishin fetarë.
”Muhammedi a.s. me Ebu Bekrin shoqëroheshin edhe
para Islamit , por me pranimin  e fesë së
Allahut nga ana e tij , kjo shoqëri u shndruua në shoqëri imami(besimi) dhe se
dashurinë reciproke e manifestonin në dashurinë ndaj Allahut Fuqiplotë.

Më pastaj ,
metenteativën pozitive të Ebu Bekrit r.a. ,Islamin e përqafoi edhe Uthman bin
Affani i njohur tek ne si Osmani r.a.i cili kuishte një peshë jashtëzakonisht
të madhe në shoqërinë mekase. Ngjashëm me Ebu Bekrin edhe Uthmani r.a kishte
marrëdhënie të mira miqësore me Pejgamberin a.s. Ai ishte orvatur që edhe më
tepër t’a përforconte shoqërinë me Pejgamberin a.s. duke u bërë dhëndër i tij
në martesën që ai e parashihte me Rukien , vajzën e Muhammedit a.s. ndaj së
cilës ushqente simpati , porse ajo ishte martur me Utben , birin e Ebu Lehebit
, prandaj me të dëgjuar për këtë , Uthmani r.a. u dëshpëruar pa masë.

Kur dëgjoi për Islamin Uthmani r.a., menjëherë pranoi fenë Allahut dhe
dëshirën e tij të mëparshme për miqësi me Pejgamberin a.s. arriti t’a realizon
si mysliman. Me të dëgjuar për fenë të cilën po e predikonte Muhammedi a.s.
,mekasit u irituan pa maë e posaçërisht Ebu Lehebi , xhaxhai i Muhammedit a.s.
dhe nga indinjata që kishte ndaj Muhammedit a.s. e detyroi djalin e tij Utben
që të shkurorëzohet me vajzën e Pejgamberit a.s. Rukien. Pas kësaj , ate për
grua e merr Uthmani r.a. Pas vdekjes së saj ,Pejgamberi a.s. ia dha edhe vajzën
e dytë të quajtur Ummi Kulthum. Prandaj edhe Uthmani r.a. shpeshherë quhej Dhu
nurejn (pronar i dy dritave) meqënese kishte nël dy intervale të ndryshme  kohore , dy vajza të Muhammedit a.s. të martuara
për vete.