NË PRESHEVË U MBAJT MANIFESTIMI FETAR TRADICIONAL KUSHTUAR NATËS SË KADRIT

ImageNë Shtëpinë e kulturës “ Abdulla
Krashnica” në Preshevë të shtunën , më datë 06 tetor të vitit në vijim, u mbajt
Manifestimi tradicional kushtuar “ Natës
së Kadrit
”. Manifestimi në fjalë ka epitetn tradicional ngase prej disa
vitesh radhazi organizohet nga ana Mufinisë së Luginës së Preshevës.

Në fillim të Manifestimit Zekirja
Kurtishi lexoi disa ajete nga Libri i Allahu xh.sh., Kur-ani Famëlartë .
Programin e Manifestimit e udhëhoqi
z. Zejnulla Dauti , ndërsa ligjëratën kryesore e mbajti kryemami  Mr. Ragmi ef. Destani i cili me temën e
përgatitur enkas për rëndësinë e kësaj nate madhështore , ngazëlloi besimtarët
e pranishëm në këtë sallë të qytetit të Preshevës e cila ishte e mbushur me
qindra  teolog e xhematlinjë  të vendbanimeve të ndyshme nga Lugina e
Preshevës.
Këtë program e begatoi edhe prania e
Korit të medresantëve dhe të Muftinisë së Luginës së Preshevës të cilët me
ilahitë e kënduara kënaqën publikun e shumtë në këtë sallë. Korin e
udhëhoqi  studenti në FSI Zekirja
Kirtishti i cili bashkarisht mori pjesë me Musa Ramadanin , Lulzim Miftarin dhe
Shuajb Abdiun.
Pas përfundim të pjesës së parë të
programit , në skenë doli Shoqëria kulturo-artistike “Bujanoci” nga Bujanoci i cili shfaqi dramën teatrale “Identiteti”.
Në shenjë
respekti për mysafirët-aktorë të ardhur nga Bujanoci , Mexhlisi i Bashkësisë
Islame në Preshevë shtroi iftar të begatshëm.


                       Jahja Ahmeti,

Sekretar i Mexhlisit të Bashkësisë Islame në
Preshevë