HomeMuftijstvaMuftijstvo preševskoFLETA E HADITHIT 26. Decembra 2007. Muftijstvo preševsko 2246 Transmetohet nga emiri i besimtarëve Ebu Hafsi, Omer ibnul-Hattabi ,radijellahu anhu të ketë thënë: “ E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Veprat vlerësohen sipas qëllimeve dhe çdokujt i takon ajo që ka pasur për qëllim . Prandaj , kush shpërngulet (bën hixhret) për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij , shpërngulja (hixhreti) i tij është për Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Ndërkaq ,shpërngulja e të cilit është të fitojë disa të mira të kësaj bote , ose të martohet me ndonjë femër , i atilli nuk do të fitojë tjetër përveç çka ka pasur për qëllim”. Këtë hadith në dy sahihet e tyre e transmetojnë dy imamët e muhaddithinëve : Ebu Abdullah Muhammed in Ismail in Ibrahim in El-Mugireh in Berdizbe El- Buhari dhe Ebul-Husejn Muslim in El-Haxhaxh in Muslim El-Kurejshij En-Nisaburiu. Dy sahihat , konsiderohen dy përmbledhjet më të sakta të shkruara të haditheve. Rëndësia e hadithit: Ky hadith konsiderohet një ndër hadithet më të rëndësishëm , sepse është bazë e Islamit dhe rreth tij shtjellohen të gjitha dispozitat islame. Kjo shihet qartë nga fjalët e dijetarëve : Ebu Davudi thotë:”Ky hadith është gjysma e Islamit, sepse feja përbëhet prej gjërave të dukshme e që janë veprat dhe atyre të brendshme siç është nijeti”. Imam Ahmedi dhe imam Shafiu thonë:” Në këtë hadith përfshihet 1/3 e diturisë , arsyeja qëndron në atë se veprat realizohen me zemër , me gojë dhe me gjymtyrë , pra nijeti me zemër është njëra prej këtyre tri pjesëve.” Për këtë arsye dijetarët e kanë parë të arsyeshme që librat apo përmbledhjet e tyre të fillohen me këtë hadith.: Buhariu këtë haduth e ka paraqitur në fillim të Sahihut të tij . Me këtë hadith , imam Neveviu i ka filluar tri veprat e tija : “ Rijadus-salihin”.”Edh-dhikr” dhe “El-erbeine hadithen En-nevevijje”. Dobia e këtij fillimi është që ky t’ia tërheqë vëmendjen nxënësit dhe studiuesit që ai të ketë nijetin e pastër për Allahun e Madhërishëm gjat studimit dhe kryerjes së veprave të mira. Shkaku i paraqitjes së këtij hadithi: Transmeton Taberaniu në “El-Mu’xhemul-Kebir” me isnad në të cilin të gjithë transmetuesit janë të besueshëm, nga Ibn Mes’udi radijellahu anhu icili ka thënë :Në mesin tonë ishte një njeri i cili ishte fejuar me një femër e cila quhej Ummi Kajs . Kjo femër kishte refuzuar që të martohet me të derisa ai të emigrojë. Më vonë ai emigroi dhe ishte martuar me të. Ne ee quanim atë, emigruesi i Ummi Kajsit. Kuptimi i hadithit dhe udhëzimet e tij: 1. Kushtëzimi i nijetit: Të gjithë dijetarët islam janë të mendim it se veprat e besimtarëve janë pa vlerë dhe se nuk meritojnë shpërblim, përpos me nijet. Nijeti në gjitha ibadetet, siç janë :namazi haxhi, agjërimio,etj., është kusht kryesor , që do të thotë se pa nijet vepra e tillë është e pavlefshme. Ndërsa në ibadetet që konsiderohen si mjete , siç është abdesti apo pastrimi, hanefitë thonë: Nijeti është kusht për plotësimin dhe për përfitimin e sevapit, ndërsa shafiitë dhe të tjerët thënë se është kusht për pranimin e tij. 2. Koha dhe vendi i nijetit: Koha e nijetit është në fillim të çdo ibadeti, siç është tekbirul-ihram në fillim të çdo namazidhe ihrami në haxh.Vendi i nijetit është zemra që do të thotë se nuk është farz që nijeti të përcaktohet dhe të dallohet, do të thotë se nuk mjafton të bëhet nijet vetëm për faljen e namazit p.sh., por duhet përcaktuar se për cilin namaz është fjala , atë të drekës , ikindisë e kështu me rradhë . 3. Hadithi na mëson se personi i cili ka bërë nijet për ta kryer ndonjë vepër të mirë , por është penguar nga ndonjë pengesë qoftë sëmundje, vdekje ose diç tjetër , ai do të shpërblehet për të. 4. Hadithi na udhëzon që të jemi të sinqertë në vepra dhe ibadete për të arritur sevape e shpërblime në ahiret dhe shpëtim e suksese në këtë botë. 5. Çdo punë e dobishme , me nijet të pastër dhe me sinqeritet , duke kërkuar pëlqimin e Allahut të Madhërishëm konsiderohet ibadet (adhurim).